Vdekja tragjike e çiftit nga Juniku, kush mund të jetë shkaku i vdekjes? - Prokurori i rastit flet për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja tragjike e çiftit nga Juniku, kush mund të jetë shkaku i vdekjes? – Prokurori i rastit flet për Insajderin

    Insajderi
    26 December 2023 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vdekja e hershme e çiftit nga Juniku, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij ka shokuar qytetarët e Kosovës.

    Të hënën, pronari i fabrikës së ujit “Juniku” në këtë qytet, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune.

    Prokuroria e Pejës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e tyre.

    Prokurori i rastit Ersan Qavolli në një prononcim për Gazetën Insajderi ka treguar se për zhvillimin e hetimeve janë në pritje të rezultateve të autopsisë pasi që sipas tij, ka dhënë urdhër që trupave të pajetë t’iu kryhet autopsia.

    Kemi lëshuar një urdhër për autopsi për dy të ndjerët edhe për momentin jemi duke e pritur rezultatin e autopsisë, pastaj do të dalim me një prononcim me të detajuar”, tha tutje ai.

    I pyetur se cilat janë dyshimet e para lidhur me shkakun e vdekjes, prokurori bëri të ditur se nuk ka kufizim të hetimeve pasi që sipas tij, shkaku mund të jetë nga rryma apo prej gazit.

    Nuk jemi kufizu vetëm në një pistë të hetimeve, dyshimet fillestare nuk janë kufizu, mundet me qenë rryma mundet me qenë prej gazit mirëpo nuk mundem me konfirmu ende pa dal rezultatet e autopsisë”, deklaroi ai për Insajderin.

    Tutje, lidhur me raportime se djali i tyre ka raportuar rastin në polici, prokurori bëri të ditur se zyrtarisht rastin e ka lajmëruara një familjar tjetër.

    Dje, gjatë ditës edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka njoftuar se  trupat e pajetë u gjetën në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut.

    “Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut. Prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes”, tha Nikçi. /Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark