Sot rreth orës 16:50, është raportuar se në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica është gjetur pa shenja jete një person i moshës madhore.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zaiti.
Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.