Në rrugën “Luan Haradinaj”, apo në lagjen që njihet si “Qafa” në Prishtinë, një grua është rrëzuar në tokë dhe pas që i është ofruar ndihma e parë, dyshohet se ka pësuar sulm në zemër dhe ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e prishtinës, Flora Ahmeti, sipas të cilës ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe se rasti është cilësuar si ‘vdekje e dyshimtë’.
Sipas Ahmetit, Policia është duke zhvilluar hetimet./Insajderi.com