Pasditen e së premtes në Mitrovicë është gjetur një person i gjinisë mashkullore pa shenja jete.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse , ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, njofton policia e Kosovës. /Insajderi.com