Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i shtrirë në tokë në Mirash të Obiliqit.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Pas marrjes së një informate për një person të shtrirë në tokë, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga ana e ekipit mjekësor nga QKMF –Obiliq është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, njoftoj policia.