Vdekje e dyshimtë në Skenderaj - Dërgohet pa shenja jete në spital një 28 vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vdekje e dyshimtë në Skenderaj – Dërgohet pa shenja jete në spital një 28 vjeçar

    Insajderi
    30 April 2023 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 28 vjeçar ka vdekur mesditën e sotme në Skenderaj. Policia po e cilëson si vdekje të dyshimtë.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i tha Insajderit se sot rreth 14:30 Policia ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal të Mitrovicës është sjellë pa shenja jete një 28-vjeçar nga Skenderaj.

    Sipas tij, hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

    Tutje, Zahiti ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë  është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark