Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para një ore në rrugën “Selim Drevinja” të Vushtrrisë, ku një person ka bërë vetëvrasje.
Lajmin për Insajderin e ka konfrimuar Policia e Kosovës.
Sipas policisë personi që u gjetë pa shenja jete është një 85 vjeçar.
“Në orët e mbrëmjes së datës 21 prill 2022, në Stacion Policor në Vushtrri, nga ana e familjarëve është raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre është gjetur pa shenja jete viktima i moshes 85 vjeçar. Njësitë relevante policore dhe ekipa mjeksore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i rastit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, kanë deklaruar nga policia.