×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vdekje shqiptarëve” grafiti anti-shqiptar në Bujanoc – reagon Shaip Kamberi

    Insajderi
    19 August 2024 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas grafitit anti shqiptar në Bujanoc, ka reaguar ashpër deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, shkruan Insajderi.

    Kamberi ka thënë se këto mesazhe janë shndërruar në përditshmëri, duke theksuar se këto mesazhe janë një tregues i rritjes së tensioneve dhe urrejtjes ndaj shqiptarëve në Bujanoc.

    Ai i ka ftuar organet e rendit që të merren me rastin.

    Reagimi i plotë:

    Mesazh i ri antishqiptar në Bujanoc

    Mesazhet kërcenuese për shqiptarët në Bujanoc janë shndrruar në përditshmëri.

    Sot, në hyrjen e repartit për fëmijë, në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, është vendosur ky mbishkrim.
    “Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi”!

    Ky është mesazhi i dytë brenda një jave i këtij lloji.

    Gjuha e urrejtjes e kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc kan marr hov. Ftoj organet e rendit që të zbardhin rastin në tërësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark