Vdes 12 vjeçarja shqiptare, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve që mori nga zjarri që doli në banesën e saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 12 vjeçarja shqiptare, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve që mori nga zjarri që doli në banesën e saj

    Insajderi
    29 November 2021 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 12-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht të dielën në mbrëmje në Dropull, pasi shtëpia e familjes Ndriço u përfshi nga flakët.

    Zjarri dyshohet se ka nisur në kuzhinën e katit të parë të banesës dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.

    Mësohet se në shtëpi ka qenë 49-vjeçari Irakli Ndriço me vajzën e tij. Të dy janë dërguar me urgjencë, por fatkeqësisht e mitura nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

    Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    10 ditë më parë, dy të moshuar u dogjën në banesën e tyre në një fshat të Gjirokastrës.

    Çifti Irakli dhe Fotini Panajoti, të moshës 87 dhe 83 vjeç u përpoqën të dilnin nga banesa në flakë por mendohet se janë asfiksuar nga tymi. Banesa kishte rreth 10 m3 dru të thatë që i përdornin për oxhakun ç’ka dyshohet se ka favorizuar zjarrin.

    Stina e ftohtë e dimrit bëhet shpesh shkak për zjarret në banesa, ndërsa qytetarët këshillojnë të jenë më të kujdesshëm në përdorimin e pajisjeve ngrohëse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark