Ka vdekur njëri nga tre të lënduarit e aksidentit tek rrethrrotullimi në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i repartit të Mjekimit Intensiv.
“Tek ne ka qenë një 17-vjeçar. Fatkeqësisht nuk ka mundur t’ju bëjë ballë pasojave të lëndimeve. I njëjti ka ndërruar jetë rreth orës 22:00”, tha Uka.
Rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës, ndodhi një aksident i rëndë.
Vetura e aksidentuar ra poshtë urës, me ç’rast tre persona u lënduan, e njëri nga ta rëndë.