Vdes 23 vjeçari nga Podujeva, në një aksident të rëndë në Maqedoni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 23 vjeçari nga Podujeva, në një aksident të rëndë në Maqedoni

    Insajderi
    30 May 2022 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mëngjesi i së hënës ka qenë fatal për një 23 vjeçar nga Podujeva.

    Llapi.info mëson se në një aksident të rëndë që ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, i riu me inicialet H.Ç. nga Podujeva, ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

    I ndjeri ishte duke e vozitur një veturë të tipit “Golf”, dhe aksidenti ka ndodhur në hyrje të Shkupit, saktësisht në orën 00:30 pas mesnatës së mbrëmshme.

    Lajmi është raportuar edhe nga mediat maqedonase.

    Trupi i pajetë i të riut është dërguar për obduksion nga autoritetet maqedonase.

    Policia është duke e hetuar rastin dhe shkaktarët që çuan në këtë aksident tragjik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark