Vdes 23 vjeçari nga rryma në vendin e punës në Gjilan, policia arreston pronarin e kompanisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 23 vjeçari nga rryma në vendin e punës në Gjilan, policia arreston pronarin e kompanisë

    Insajderi
    19 August 2025 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka ndërruar jetë 23 vjeçari nga Gjilani i cili mori lëndime të rënda pas kontaktit me energjinë elektrike në vendin e punës.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK;së, Shpend Fazliu.

    “Ju konfirmojnë se përkundër ndihmës mjekësore nga mjekët emergjent dhe ata të mjekimit intensiv, pacienti për shkak të gjendjes së rënduar nuk ka arritur të mbijetoj!”, tha ai për Insajderin

    Pas vdekjes së tij, pronari i kompanisë ku ndodhi aksidenti është ndaluar për 48 orë.

    Lajmin për ndalimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

    Sipas Hashanit, viktima, i lindur në vitin 2002, ndërroi jetë sot në orën 07:05 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

    “Ai dje ishte lënduar pasi aksidentalisht kishte rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kohës sa ishte duke punuar në një ndërmarrje private në Gjilan”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

    Lidhur me rastin, policia ka arrestuar pronarin e kompanisë ku ndodhi aksidenti. Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

    “Personi është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’, sipas nenit 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Hashani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark