Vdes 25 vjeçari nga Prizreni, ishte në gjendje kritike pasi u aksidentua ditë më parë në fshatin Pouskë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 25 vjeçari nga Prizreni, ishte në gjendje kritike pasi u aksidentua ditë më parë në fshatin Pouskë

    Insajderi
    06 June 2025 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka ndërruar jetë 25-vjeçari Erdal Tumba, i cili ishte lënduar rëndë në një aksident trafiku më 18 maj, në fshatin Pouskë.

    Pas gati tre javësh në gjendje kritike, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

    Në të njëjtin aksident kishte humbur jetën në vendngjarje edhe Dilge Nanovçe, një nga tre personat që ndodheshin në veturën e aksidentuar, raporton RTK në gjuhën turke.

    Tumba ishte dërguar menjëherë në Spitalin Publik të Prishtinës, ku mori trajtim mjekësor deri në momentin kur ndërroi jetë.

    Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i tij, Edber Tumba, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, duke shkruar: “E di që je në parajsë, vëllai im i bukur… Thuhet se Allahu i merr herët robërit e tij të preferuar”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark