Vdes 26 vjeçari nga Suhareka, afër shtëpisë i gjendet një armë AK-47 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vdes 26 vjeçari nga Suhareka, afër shtëpisë i gjendet një armë AK-47

    Insajderi
    02 May 2022 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 26 vjeçar nga fshati Greikoc i Komunës së Suharekës ka vdekur sot.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar rastin, teksa ka njoftuar se vdekja është cilësuar e dyshimtë.

    Ai gjithashtu ka njoftuar se pas plagëve të marra, 26 vjeçari ka ndërruar jetë.

    Gashi po ashtu tha se në afërsi të shtëpisë së viktimës është gjetur edhe një armë zjarri, e llojit AK-47.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, të cilat po merren me rastin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark