Vdes 33-vjeçari - Urgjenca e Spitalit Amerikan nuk i jep ndihmë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 33-vjeçari – Urgjenca e Spitalit Amerikan nuk i jep ndihmë

    Insajderi
    17 March 2022 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 33-vjeçar iranian ka vdekur dje (të mërkurën) në ambientet e Spitalit Amerikan 3, në Tiranë, ndërkohë që dyshohet se ai nuk ka marrë ndihmë mjekësore nga stafi i spitalit.

    “Boldnews.al” ka mësuar se i riu është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka kërkuar ndihmën e specializuar mjekësore.

    Një mjeke, e cila e ka parë në ambientet e Spitalit, ka njoftuar Shërbimin e Urgjencës, për të vlerësuar situatën dhe për t’i dhënë trajtimin e duhur.

    Por, nga stafi i Urgjencës 33-vjeçari iranian është vlerësuar si një person nën efektin e alkolit dhe nuk i kanë dhënë asistencën e nevojshme.

    Por, pak minuta më vonë ai ka ndërruar jetë në një prej dhomave, në katin e parë të godinës.

    Trupi i pajetë është gjetur nga një prej sanitareve të Spitalit Amerikan 3. Ajo, e shokuar, ka njoftuar menjëherë stafin mjekësor.

    Por ishte shumë vonë.

    33-vjeçari është gjetur pa shenja jete, ndërkohë që kishte shkumëzuar nga goja.

    Dyshimet paraprake janë se shtetasi iranian mund të ketë qenë nën efektin e narkotikëve.

    Megjithatë, ai mund të ishte në jetë, në rast se stafi mjekësor i spitalit privat do të ishte përkushtuar për t’i dhënë ndihmën paraprake.

    Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë zyrtare mbi këtë ngjarje.

    Ndërkohë, edhe nga Policia e Shtetit nuk është dhënë asnjë njoftim për episodin e rëndë të ndodhur në ambjentet e Spitalit Amerikan 3,“Boldnews.al”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark