Vdes 39-vjeçari në Gjilan, e zuri lisi – policia jep detajet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vdes 39-vjeçari në Gjilan, e zuri lisi – policia jep detajet

    Insajderi
    09 August 2022 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 39-vjeçar ka vdekur sot në fshatin Burnicë të Gjilanit, si pasojë e rënies së lisit mbi të, derisa ishte duke prerë drunjë.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    Ai tha se viktima ishte banor i komunës së Kaçanikut, dhe pas plagëve që kishte marrë nga lisi i njëjti kishte ndërruar jetë.

    “Ju njoftomë se sot me datën 09.08.2022 rreth ores 16:53 kemi pranuar informatë se në fshatin Burincë – komuna Gjilan personin shqiptar shtetas i kosovës (1983 ) me vendbanim në komunë të Kaqanikut ishte duke prerë drunjë , në një moment një lis  e ka zënë duke I shkaktuar lëndime të rënda trupore. Nga lëndimet e marrura rreth ores  18:00 mjeku kujdetar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit, janë njoftuar njësite relevante për tu marrë me rastin.. Me urdhër të prokurorit të shtetit kufoma do të dërgohet në IML. Ky rast i rëndë është duke u hetuar nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale” – tha Hashani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark