Një grua 45-vjeçare ka vdekur orët e para të së enjtes, pasi ishte aksidentuar më 9 dhjetor.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 01:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësorja N.B. 45 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësoren e cila u aksidentua me datën 09 dhjetor 2022 në rrugën Hasan Prishtina në Obiliq”, tha Ahmeti.
Mësohet se viktima është Nazmije Bublica. Ajo u godit nga një veturë teksa po kalonte rrugën në vendkalimin e shënjuar për këmbësorë në rrugën ‘Hasan Prishtina’ bashkë me vajzën 13-vjeçare.
Nazmija bashkë me vajzën e mitur u dërguan me urgjencë në spital ku edhe ku u vendosën për trajtim mjekësor në Mjekimin Intensiv.
Sipas njoftimit të familjarëve, trajtimin mjekësor në QKUK po e vazhdon vajza e mitur e cila po ashtu ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e aksidentit.