Vdes 58-vjeçari në Ferizaj, dyshohet se ra nga kati i 4-të në hapësirën e ashensorit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 58-vjeçari në Ferizaj, dyshohet se ra nga kati i 4-të në hapësirën e ashensorit

    Insajderi
    27 August 2025 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka vdekur në Ferizaj pasi dyshohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit nga kati i katërt i një ndërtese kolektive.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se viktima është 58-vjeç.

    “Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë arritur gjithashtu ekipi i Emergjencës dhe ai i Zjarrfikësve. Mjeku kujdestar që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”.

    “Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj si dhe ato të Sektorit Rajonal”.

    Tutje, ai u shpreh se me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark