Vdes 60-vjeçari në Prizren, u godit nga vetura me targa sllovene - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 60-vjeçari në Prizren, u godit nga vetura me targa sllovene

    Insajderi
    06 January 2025 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person i moshës përreth 60-vjeçare ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për Insajderin se tashmë i ndjeri po trajtohej në QKUK pasi një ditë më parë ishte goditur nga një veturë me targa sllovene.

    Me datë 05.01.2025, në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur deri sa ngasësi i dyshuari drejtonte veturën me targa sllovene , dhe ishte duke lëvizur në rrugën “Ekrem Rexha”, në drejtimin  të lagjes Arbana, godet  këmbësorin i cili ishte duke e kaluar rrugën nga ana e majtë në të djathtë, jashtë vendkalimit të shënuar të këmbësorve. Këmbësori goditet me pasqyrën e majte të veturës që po lëvizte në shiritin e majtë të rrugës me dy shirita në një kahje. Si pasojë këmbësori pëson lëndime të rënda trupore, i cili dërgohet në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, nga ku pastaj është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm, për shkak të lëndimeve të rënda trupore.

    Për rastin në fjalë është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar që ngasësi i dyshuar( V.S. 1987) të dergohet në mbajtje.

    Nga QKUK rreth orës 06.01.2025 policia është informuar se viktima e rastit (S.K. 1965) ka vdekur.

    Me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet për egzminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark