Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se sot ka humbur jetën një pjesëtar i saj. Fjala është për kapitenin Sahit Goxhuli nga fshati Makerrmal i komunës së Skenderajt.
Vdekja e tij ndodhi pas plagëve të marra nga një aksident rrugor Skenderaj-Drenas, në fshatin Polluzhë.
Sahiti si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës veproi në Brigadën 113 ‘Mujë Krasniqi’ të Zonës Operative të Drenicës. Pas transformimit të UÇK-së, inkuadrohet në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) gjegjësisht në Gardën e Kosovës.
Në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) Sahiti shërbeu në Batalionin e Dytë të Brigadën për Reagim të Shpejtë në Istog, i cili si pjesëtarë i FSK-së, ka dhënë një kontribut të çmuar në ngritjen dhe profesionalizimin e saj. Kapiten Sahit Goxhuli pas vetes ka lënë gruan dhe dy fëmijë; vajzën 11 vjeçe dhe djalin 9 vjeç./Insajderi.com