Vdes aktori shqiptar Enea Zhegu, njihej me personazhin “Tomka” - Insajderi
×
Kulturë

Vdes aktori shqiptar Enea Zhegu, njihej me personazhin “Tomka”

Insajderi
29 May 2022 - 11:57
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndërron jetë në moshën 57-vjeçare një nga aktorët e dashur të filmave, Enea Zhegu. Ai u bë i famshëm nga personazhi Tomka, në filmin “Tomka dhe shokët e tij”. Ndërsa ka luajtur edhe filma si “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë”, etj.

Ishte viti 1978, kur regjisori Dhimitër Anagnosti e zgjodhi Enea Zhegun për filmin “Lulëkuqet mbi mur”. Një vit më pas, Viktor Gjika do ta merrte për filmin “Njeriu me top” e në këtë kohë do të zgjidhej dhe për rolin kryesor të filmit “Tomka dhe shokët e tij”, pra për rolin e Tomkës që do ta bënte të famshëm, ndërsa ai ishte ende nxënës në klasën e shtatë. Enea Zhegu u përzgjodh nga regjisorja e njohur Xhanfize Keko në rolin e Tomkës, që ishte edhe komandanti i fëmijëve të lagjes së gurtë në atë film.

Por vitet e lavdisë për aktorin ikën me fëmijërinë, pasi ai nuk pati më role në film. Enea Zhegu u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë./Klan News/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark