Aktorja amerikane Debbie Reynolds ka vdekur, një ditë pas vajzës së saj, Carrie Fisher, ka njoftuar djali i saj, Todd Fisher.
“Ajo tani është me Carrien dhe ne jemi të gjithë zemërthyer”, ka thënë Fisher, shkruan BBC, raporton Insajderi.
Ai gjithashtu ka treguar se pas varrimit të vajzës së saj ka qenë shumë e mërzitur dhe e stresuar.
“Më mungon aq shumë ajo, dua të jem me Carrie”, pat thënë Reynoslds, tregon djali i saj Todd Fisher.
Legjenda e Hollywood-it është e njohur mirë për rolin e saj në vitin 1952 në singlin muzikore “InRain”, së bashku me Gene Kelly.
Vajza e saj Carrie Fisher e njohur për rolin e saj si Princesha Leia në serinë “Star Wars”, vdiq të martën në moshën 60 vjeçare, pas një sulmi kardiak në një avion./Insajderi.com