Vdes aktorja Carrie Fisher, e njohur për rolin te "Lufta e Yjeve" - Insajderi
×
Kulturë

Vdes aktorja Carrie Fisher, e njohur për rolin te “Lufta e Yjeve”

Insajderi
27 December 2016 - 22:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Los Anxheles vdiq në moshën 60 vjeçare aktorja Carrie Fisher, e cila u bë e famshme për rolin e Princeshës Leia në filmin origjinal “Lufta e Yjeve”.

Ajo ka luajtur në filmat “Shampoo”, “Austin Powers”, “The Blues Brothers”, “Charlie’s Angels”, “Hannah and Her Sisters”, “Scream 3” dhe “When Harry Met Sally”.

Fisher ishte shtruar në spital që nga e premtja, kur pësoi një goditje në zemër në avion gjatë fluturimit për në Los Anxheles.

Fisher vuante prej kohe nga varësia e drogës dhe sëmundje mendore. Ajo kishte pohuar vetë se merrte hashash që në moshën 13 vjeç, përdorte LSD kur ishte 21 dhe u diagnostikua për herë të parë si bipolare në moshën 24 vjeçe.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark