Arkitektja britanike Zaha Hadid ka vdekur në moshën 65 vjeçare pas një sulmi në zemër, raportojnë mediat e huaja.
Arkitektja që dizajnoj objekte të rëndësishme botërore sikurse “London Olypic Aquatic Centre” dhe “Muzeun Nacional MAXXI” ka vuajtur nga sulmet në zemër por gjendja saj u përkeqësua sot gjatë ditës ku po trajtohej në një spital në Majemi, raporton Insajderi.
Arkitektja me origjinë irakiane është një nga arkitektet femra më të njohura në histori dhe është e para femër që ka marrë medaljen e artë të Mbretit për arritjet e saja në arkitekturë.
Ajo kishte marrë pjesë edhe në konkursin për dizajnimin e xhamisë së madhe në Prishtinë, por përkundër dizajnit të jashtëzakonshëm ishte diskualifikuar nga gara dhe nuk kishte fituar.
Ajo ka lindur në Bagdad në vitin 1950 dhe pas diplomimit u bë njëra prej emrave më të njohura të arkitekturës në botë. / Insajderi