Babai i ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit ka ndërruar jetë sot.
Këtë e kanë konfirmuar familjarët e tij përmes një postimi në facebook.
Avdullah Gucati vdiç në moshën 86 vjeçare.
“Të dashur familjarë, miq dhe shokë sot Gjyshi Avdullah Hasan Gucati ndërroi jetë.
Për kohën dhe vendin e varrimit ju njoftojmë”, thuhet në postimin e djalit të kreut të OVL-së, Musli Gucati në facebook.
Pak ditë para se Gucati të dënohej nga Gjykata Speciale, i njëjti ishte liruar për ta vizituar babain e tij në spital.