×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Vdes bodybuilderi i njohur në moshën 34-vjeçare, “shkaktare” ishte e dashura e tij

    Insajderi
    07 February 2024 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bodybuilderi i famshëm brazilian, Cristhian Annes, 34-vjeçar, vdiq disa javë para takimit për transplantin e veshkës, dhe pasi kaloi dy muaj në pritje të operacionit.

    Annes ishte një nga bodybuilderët më të famshëm brazilian. Ai lindi vetëm me një veshkë, por kjo nuk e shqetësoi gjatë karrierës së tij derisa aksidentalisht zbuloi se shëndeti i tij po përkeqësohej rëndë.

    Braziliani e mori vesh sëmundjen gjatë një analize rutinë gjaku me të dashurën e tij. Përkatësisht, e dashura e tij Wanna u tmerrua nga gjilpëra me të cilën duhej të nxirrte gjak dhe bodybuilderi për ta ngushëlluar vendosi të nxjerrë gjak vetë dhe t’i tregojë se nuk ishte asgjë e tmerrshme.

    Megjithatë, rezultoi se veshka e Cristhian Annes në trupin e tij po dështon dhe nuk funksionon siç duhet. Ai aplikoi në listën e pritjes së transplantit dhe sipas të dashurës së tij Wanna, ai u ngjit në vendin e 69-të në listën e pritjes dhe do të merrte një veshkë të re brenda disa javësh.

    Fatkeqësisht nuk e mbërriju dhe ka vdekur më 5 shkurt në moshën 34-vjeçare. Annes kishte dhjetëra mijëra ndjekës në rrjetet sociale dhe në Instagram kishte rreth 42 mijë fansa që shikonin çdo ditë fizikun e tij të pabesueshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark