Dje ka vdekur një person në Lipjan, pasi gjatë kohës sa ishte duke e drejtuar bicikletën, ishte goditur nga një veturë në lëvizje.
Ai ka vdekur në vendin e ngjarjes.
“Fsh. Magure, Lipjan 31.07.2024 – 16:48. Një mashkull kosovar (çiklist) ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në njoftim.