Vdes dizajneri i Guccit dhe Moschinos – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vdes dizajneri i Guccit dhe Moschinos

    Insajderi
    11 November 2023 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dizajneri italian David Renne ka vdekur nëntë ditë pasi u bë drejtor kreativ i Moschino, në moshën 46-vjeçare.

    Shkaku i vdekjes nuk dihet, por kompania mëmë e Moschino-s, Aeffe iu referua si “një sëmundje e papritur”, raporton BBC.

    Renne kishte qenë më parë shef i veshjeve në Gucci, ku punoi për gati 20 vite.

    Renne lindi në Follonica, Toscana në korrik të vitit 1977.

    Ai studioi në Universitetin e Firences dhe në shkollën e modës Polimoda dhe filloi karrierën e tij duke punuar me stilistin dhe mentorin italian të modës Alessandro Dell’Acqua, përpara se të shkonte në Gucci më 2004.

    Emërimi i Renne si drejtor kreativ i Moschino u njoftua në tetor dhe ai do të debutonte me koleksionin e parë për Moschino në Javën e Modës në Milano në shkurt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark