Vdes djaloshi pa hundë nga Alabama – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vdes djaloshi pa hundë nga Alabama

    Insajderi
    08 June 2017 - 23:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Djali i vogël i lindur pa hundë, ka vdekur në moshën dy vjeçare.

    Eli jetoi me një tub në fyt për ta ndihmuar atë të hajë dhe të marrë frymë. Djali pritej t’i nënshtrohej një operacioni kirurgjik për rindërtim të fytyrës, dikur në adoleshencë.

    “Ne e humbëm mikun tonë të vogël mbrëmë,” thotë mesazhi i babait të Eli Thompsonit, Jeremy Finch, në llogarinë e tij në Facebook më 4 qershor, shkruan Global News.

    “Unë jam i bekuar që e kam pasë këtë djalë të bukur në jetën time! Ai e përfundoi garën shumë më herët sesa do të kishim dashur, por ishte koha e Perëndisë ta çonte atë në shtëpi”, ka shkruar ai.

    Eli ka lindur në Alabama më 4 mars 2015, me një gjendje jashtëzakonisht të rrallë të njohur si arhinë e plotë kongjenitale.

    Pas një shtatzënie të mirë, nëna e Elit tha se në momentin që e kishte marrë foshnjën në krah, e kishte ndjerë se diçka nuk është në rregull.

    Detaje rreth vdekjes së Thompson nuk janë dhënë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark