Komuna e Malishevës ka njoftuar se sot ka vdekur drejtori komunal i kësaj komune në dikasterin e Shëndetësisë, Hajdin Berisha.
Në njoftimin e kësaj komune thuhet se Berisha ishte edhe ish-nënkryetar i komunës dhe veteran i luftës së UÇK’së, shkruan Insajderi.
“Sot morëm lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit, bashkëpunëtorit dhe mikut tonë, Hajdin Berisha. Në emër të Komunës së Malishevës, të qeverisë komunale dhe në emrin tim personal, ju shprehim ngushëllimet më të thella”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.
Në njoftimin e komunës thuhet se “për detajet mbi kohën e varrimit dhe organizimet e tjera, do të informoheni me kohë në koordinim me familjen“. /Insajderi.org/