Një 3 vjeçar ka vdekur në Rahovec pasi i kanë rënë dyert e oborrit.
Kështu ka bërë me dije policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Rahovec / 14.07.2024-20:05. Në emergjencën e Spitalit Rajonal Gjakovë nga prindi është sjellur një fëmijë – viktimë mashkull kosovar i moshës tre vjeçar me lëndime të rënda trupore, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.
“Dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurt e mbështetur nga muri është rrëzuar dhe ka goditur viktimën”.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ka konfirmuar policia.