Tri ditë pas një aksidenti trafiku në rrugën Vrellë-Istog, ka ndërruar jetë një fëmijë 9 vjeçar, që ishte e përfshirë në aksident.
Polica njofton se fëmija me inicialet E.V kishte marrë lëndime trupore më datën 19 shkurt kur ishte goditur nga një veturë e cila ka tejkaluar limitet e shpejtësisë në atë rrugë.
Siç njofton policia, E. V ishte goditur nga pjesa e ballore e veturës “të cilin nga pika goditëse e ka hudhur rreth 21m në anën e majtë shikuar në drejtim të Istogut”./Insajderi