Vdes fëmija dy vjeçar pas rënies nga ballkoni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes fëmija dy vjeçar pas rënies nga ballkoni

    Insajderi
    28 April 2016 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fëmijë i moshës dy vjeçare  ka humbur jetën aksidentalisht, si pasojë e rënies nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë së tij në fshatin Broboniq të Mitrovicës.

    Rasti ishte raportuar në Polici sot rreth orës 11:00, pasi që prindërit e kishin dërguar fëmijën në spitalin rajonal në Mitrovicë, ku mjeku kishte konstatuar se fëmija ishte pa shenja jete.

    Nga hetimet para të bëra në vendin e ngjarjes, si dhe mbi deklaratat e siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima fëmija dy vjeçar në kohën e incidentit ishte ngjitur në katin e dytë, gjegjësisht në ballkonin e shtëpisë, nga ku aksidentalisht kishte rënë në tokë, ku si pasojë kishte mbeturpa shenja jete, njofton policia.

    Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës u lirohet familjarëve, ndërsa rasti është iniciuar si “vdekje aksidentale”, thuhet në një komunikatë për media të policisë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark