Një foshnje vëtëm pesëditëshe ka humbur jetën në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë. Siç bëhet e ditur, i porsalindur ka humbur jetën të premten dhe për rastin kanë nisur hetimet për një nga mjeket e spitalit.
Një 53-vjeçare, banuese në Vlorë, me profesion mjeke neonatologe në Maternitetin e Vlorës, është proceduar penalisht dhe dyshohet për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.
Vijon puna për zbardhjen e shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.