Vdes fotoreporteri Alban Bujari, dokumentuesi i luftës dhe i paqes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes fotoreporteri Alban Bujari, dokumentuesi i luftës dhe i paqes

    Insajderi
    28 February 2025 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka vdekur të enjten fotoreporteri i mirënjohur, Alban Bujari. Bujari ishte një ndër fotoreporterët më të shquar të Kosovës dhe ndër të parët që ka dokumentuar periudhën e luftës në Kosovë gjatë viteve 1997-99.

    Alban Bujari ka nisur karrierën e tij në të përditshmen “Koha Ditore” në vitin 1997, duke u bërë pjesë e grupit të fotoreporterëve kosovarë që kanë përcjellur zhvillimet politike dhe sociale të fundviteve të ‘90ta. Në veçanti përleshjet e armatosura mes UÇK-së dhe forcave serbe dhe krizën humanitare të refugjatëve shqiptarë të Kosovës.

    Gjatë kësaj periudhe, puna e Albanit u botua në mediat më prestigjoze ndërkombëtare, si “Time”, “Sunday Time”, “The Independent”, “The Guardian”, “El Pais”, “Fokus”, “Suddeutche”, “Zeitung”, “Kyoto News”, e plot të tjera.

    Ndër fotografitë më të dalluara janë ato të masakrimit të familjes Jashari në Prekaz më 1998, masakrën e Reçakut më 1999, masakrën e shqiptarëve në Rogovë më 1999. Dhe pos tjerash edhe faktimin e transformimit të UÇK-së në TMK e deri në FSK-në profesionale me synim në NATO.

    Alban Bujari gjithashtu ka punuar edhe për agjencinë evropiane të shtypit “EPA”, përgjegjës për mbulimin e kryengritjes së armatosur në Kosovë gjatë viteve 1998-99


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark