![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Haqif Mulliqi, gazetar dhe dramaturg, ka ndërruar jetë, të martën e 25 korrikut.
Lajmin e për vdekjen e tij e ka kumtuar Getoarbe Mulliqi, vajza e tij.
Ajo në Facebook ka shkruar se për ceremoninë e varrimit do të japin detaje më vonë.
”Babi na la. Dashnise tone ma te madhe iu ndalen dhimbjet, per me na fillu neve dhimbja e perjetshme. Per detajet e ceremonise, ju njoftojme me vone”, ka shkruar ajo,
Mulliqi ka qenë korrespodent i luftës së Kosovës, në vitet 1998-1999, dhe mbahet mend për shkrime në mediat vendore dhe ndërkombëtare rreth luftës në Kosovë. Ai, në këtë kohë, pos tjerash, ka shërbyer edhe si përkthyes.