Një grua e cila ishte nën trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra në aksidentin në rrugën Prishtinë-Gjilan javën e kaluar, ka ndërruar jetë të mërkurën në Spitalin e Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Viktima kishte marrë lëndime të rënda dhe ka qenë nën përkujdesje mjekësore që nga 8 qershori.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Gjatë 24 orëve të fundit Policia njofton se kanë ndodhur 30 aksidente./Insajderi.com