Vdes i riu në Cërrik i shpërthen tritoli në dorë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes i riu në Cërrik i shpërthen tritoli në dorë

    Insajderi
    30 December 2021 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një i ri ka humbur jetën në Cërrik të Shqiperisë, mëngjesin e së enjtes, si pasojë e shpërthimit të një sasie eksplozivi.

    Sipas të dhënave paraprake të policisë, shtetasit E.R. 27 vjeç i shpërtheu aksidentalisht sasia e eksplozivit në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik.

    Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./A2


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark