Vdes ideatori i Festivalit të Gastronomisë, Fisnik Panxha – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vdes ideatori i Festivalit të Gastronomisë, Fisnik Panxha

    Insajderi
    31 July 2022 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ideatori dhe bashkëthemeluesi i Festivalit të Gastronomisë, Fisnik Panxha, ka vdekur sot.

    Lajmin për vdekjen e tij e bëri edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

    Rama shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit.

    “Festivali i Gastronomisë, përgjatë këtyre 10 ditëve i dha Prishtinës energji pozitive, dashni, e argëtim. Sonte, po e përmbyllim festivalin me zemër të thyer, pas humbjes së ideatorit dhe bashkëthemeluesit të tij, Fisnik Panxha, i cili na i solli këto përjetime të pa harrueshme”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook, transmeton Insajderi

    “Fisniku, edhe pse jo fizikisht, do të jetojë gjithmonë me ne, e veçanërisht nëpërmjet këtij festivali, të cilin do ta kemi nderin të na përcjellë çdo vit, duke e festu jetën pikërisht ashtu siç Fisniku gjithnjë deshi: me bukë e kripë e zemër të bardhë!”, shtoi Rama në postimin e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark