Vdes ish-kapiteni i skuadrës së Portos - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Vdes ish-kapiteni i skuadrës së Portos

    Insajderi
    05 August 2025 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kapiteni i Portos, Jorge Costa 53- vjeçar, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

    Sipas mediave, Costa i cili ishte drejtor i FC Portos, thuhet se pësoi një atak kardiak në qendrën stërvitore të klubit në Portugali dhe vdiq më vonë në spital.

    Ish-kapiteni i FC Portos kaloi 15 vjet në Porto, duke luajtur 383 ndeshje dhe duke shënuar 25 gola.

    Arritja e tij më e madhe ishte si kapiteni i ekipit fitues të Ligës së Kampionëve të Jose Mourinhos në vitin 2004, kur ata mposhtën Monacon 3-0 në finale.

    Përveç Ligës së Kampionëve, Costa fitoi tetë tituj kampioni, Kupën UEFA, Kupën Ndërkontinentale, pesë trofe Taca de Portugal dhe tetë Superkupa.

    Ai gjithashtu bëri 50 paraqitje për ekipin kombëtar portugez — duke marrë pjesë në një Kupë Bote dhe një Kampionat Evropian — dhe shënoi dy gola.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark