Ish-kryeministri francez, Michel Rocard ka vdekur sot në moshën 85 vjeçare, shkruan BBC. Rocard ka shërbyer si kryeministër në vitet 1988 deri më 1991 nën udhëheqjen e presidentit Francois Mitterrand.
Ai është shquar për avokimin e tij për Bashkimin Evropian, shtytjen e politikave të majta që njëkohësisht kanë përkrahur ekonominë e tregut.
Zyra e presidentit Francois Hollande ka deklaruar që Franca ka humbur një figurë madhështore të republikës dhe të së majtës njëkohësisht. /Insajderi.com