Vdes ish-kryetari i komunës së Deçanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes ish-kryetari i komunës së Deçanit

    Insajderi
    17 July 2025 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka vdekur ish-kryetari i komunës së Deçanit, Ismajl Berisha.

    Një gjë të tillë e ka njoftuar kryetari aktual i komunës, Bashkim Ramosaj.

    “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të z. Ismajl (Tahir) Berisha, ish-kryetar i Komunës së Deçanit dhe një figurë e shquar e jetës kulturore dhe institucionale të vendit tonë”, ka deklaruar ai.

    Berisha kishte udhëhequr komunën e Deçanit gjatë viteve 1981-1983.

    “Ai la gjurmë të thella edhe në historinë kulturore të Kosovës si drejtor i shtëpisë botuese “Rilindja”, duke u bërë zë i rëndësishëm në mbrojtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar shqiptar”, vijoi Ramosaj. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark