Vdes ish-pjesëtari i UÇK-së i dënuar me burgim të përjetshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vdes ish-pjesëtari i UÇK-së i dënuar me burgim të përjetshëm

    Insajderi
    27 January 2022 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rexhail Qerimi i dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Alfa” ka ndërruar jetë.

    Vdekja e Rexhail Qerimit është konfirmuar nga familjarët e tij si dhe nga shokët me të cilët e ka ndarë qelinë.

    Sipas informacioneve jozyrtare të mediave në Maqedoni, ai ka pësuar goditje në tru, ndërsa jetën e ka humbur gjatë dërgimit në spital.

    Pritet që trupi i pajetë i Rexhail Qerimit të kthehet në burgun e Idrizovës, dhe më pas t’u dorëzohet familjarëve për varrim.

    Ish pjesëtari i UÇK-së, Rexhail Qerimi ishte dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen, e një pjesëtari të njësitit special “Alfa”në vitin 2010.

    Me nëntë vjet burg u dënua Ramadan Shaqiri si bashkëpunëtorë në krim, kurse me burg te përjetshëm u dënua edhe Almir Drpljani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark