Ish-senatori amerikan Jim Inhofe, ish-kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit dhe një nga mohuesit më të zëshëm të ndryshimeve klimatike në Senatin amerikan, ka vdekur, njoftoi të martën Lideri i Pakicës në Senat, Mitch McConnell.
Përndryshe Jim Inhofe ishte një mbështetës i çështjes së Kosovës për liri e pavarësi.
Inhofe, 89 vjeç, shërbeu në Senatin amerikan nga viti 1994 deri kur u tërhoq në vitin 2023, ka raportuar CNN.
Ai shërbeu si republikani kryesor në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit në vitet e tij të fundit në Senat.
Inhonfe kishte vizituar Kosovën në përvjetorin e pavarësisë më 2019-ën. Ai në një takim në atë kohë me ish-presidentin Hashim Thaçi e quante Kosovën “partner të rëndësishëm” të SHBA-së dhe NATO-s.