Vdes ish-ushtari i UÇK-së tash e një kohë familjarët po kërkonin ndihmë për shërimin e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes ish-ushtari i UÇK-së tash e një kohë familjarët po kërkonin ndihmë për shërimin e tij

    Insajderi
    30 July 2019 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka vdekur Sadri Rexhaj veterani i luftës së Kosovë. Ai ka ndërruar jetë të dy ditë më parë të dielën (28 korrik).

    Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i të ndjerit, Agim Rexhaj.

    Sadriu me 14 shkurt të këtij viti sa ishte duke punuar me shokët e tij në kulmin e një shtëpie ishte rrëzuar nga kati i dytë dhe kishte pësuar lëndime të rënda në boshtin kurrizor e në qafë, aq sa kishte mbetur i pa lëvizshëm. Nga plagët e marra nga pakujdesia e mjekëve në Kosovë ai fiton edhe infeksione të thella (infeksione ultra spitalore) dhe dekobit (në trup hapen plagë të thella).

    Nga Spitali i Prizrenit me 14 shkurt 40 vjeçari, baba i katër fëmijëve dërgohet në QKUK – përreth 25 ditë qëndron në koma. Trajtimi i sëmundjes së tij ishte tejet i kushtueshëm, familjarët kishin kërkuar ndihmë edhe nga të afërmit, por edhe nga qytetarët e tjerë. Nga 10 maji Sadriu ishte i shtrirë në njëri nga Spitalet e Shkupit.

    Fatkeqësisht gjendja e tij po përkeqësohej dita e ditës dhe që 3 javë tash ai ishte duke qëndruar në shtëpi. Ku edhe dha frymën e fundit.

    Varrimi i të ndjerit ishte bërë me 29 korrik.

    Insajderi dy muaj më parë kishte realizuar intervistë me babain e Sadriut, Ganiun.

     

    Në gjendje të rëndë shëndetësore – veterani i luftës ndihmohet nga populli por jo nga institucionet


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark