Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Kllokot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Kllokot

    Insajderi
    23 August 2025 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se një burrë ka humbur jetën në Kllokot të Gjilanit, pasi u godit nga një veturë derisa po kalonte rrugën.

    Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e 22 gushtit, derisa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur viktimën mashkull kosovar-këmbësor, i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QE-Gjilan, por për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark