Një person është goditur sot në Fushë Kosovë nga një veturë.
Burimet bëjnë të ditur se si pasojë e aksidentit, viktima ka ndërruar jetë.
Lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona. Lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë .Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha ajo
Ndërkohë që e lënduara tjetër, ngasësja e automjetit është dërguar për tretman mjekësor.