Vdes këngëtari i muzikës popullore në aksidentin tragjik në Fushë-Krujë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes këngëtari i muzikës popullore në aksidentin tragjik në Fushë-Krujë

    Insajderi
    06 March 2022 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona kanë mbetur të vdekur në aksidentin tragjik që ndodhi në Fushë Krujë-Milot. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë humbur jetën shoferët dhe dy pasagjerë.

    Viktimat janë Artan Alushi 30-vjeç, Alfred Dika 39 vjeç, Shkumbin Brati 20-vjeç, Almenia Karaj 16 vjeç.

    Shkumbin Brati ishte këngëtar i muzikës popullore nga Hasi dhe lajmi ka pikëlluar ndjekësit dhe miqtë e tij.

    Nga aksidenti ka mbetur e plagosur dhe një grua, e cila sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën, në spital. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e madhe dhe manovra e gabuar e njërit prej mjeteve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark