Modelja Joselyn Cano, e cilësuar se Kim Kardashian meksikan ka humbur jetën në moshën 29-vjeçare pas një ndërhyrjeje në të pasme në Kolumbi. Lajmi për vdekjen e saj u bë me dije nga blogerja Lira Mercer.
“Joselyn Cano vdiq në Kolumbi duke u operuar. Kjo është e tmerrshme,” shkroi ajo. Cano kishte udhëtuar drejt Kolumbisë për të kryer këtë ndërhyrje, ku edhe ka ndërruar jetë gjatë operacionit të ndërlikuar.
Procedura që Joselyn iu nënshtrua konsiderohet e rrezikshme, me një vdekje pas çdo 500 operacionesh, siç raportohet nga “USA Today”. Ndërlikimet ndodhin kur yndyra injektohet aksidentalisht në venën e një pacienti dhe hyn në qarkullimin e gjakut, duke formuar mpiksje.