×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes komandanti i KFOR’it që shporri forcat serbe nga territori i Kosovës

    Insajderi
    16 October 2024 - 00:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mike Jackson ushtaraku i lartë britanik në rangun e gjeneralit, i cili në vitin 1999 kishte komanduar trupat e NATO’s që po hynin në Kosovë, pas 78 ditësh bombardimesh ndaj caqeve serbe, ka vdekur të martën.

    Jackson, i cili paraprakisht po atë vit, në emër të NATO’s, ka negociuar me ushtarakët serbë kapitullimin e Jugosllavisë në Kumanovë, ka shërbyer në Kosovë për 4 muaj.

    Jackson i cili më vonë ishte promovuar si shef i shtabit të ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, ishte bërë lajm ndërkombëtar më 12 qershor të vitit 1999, kur kishte refuzuar urdhrin e Wesley Clark Komandantit të Forcave të NATO’s për Evropë, për t’i sulmuar trupat ruse të cilat ishin vendosur në Aeroportin e Prishtinës. “Nuk do ta nis Luftën e Tretë Botërore” raportohet t’i ketë thënë atë kohë Jackson Clarkut.

    Gjenerali i famshëm britanik, gjatë shërbimit në Kosovë kishte negociuar demilitarizimin e UÇK’së, nga e cila kishin dalë Trupat e Mbrojtjes së Kosovës.

    Në një reagim, Ambasada Britanike në Prishtinë ka shprehur keqardhje për vdekjen e gjeneralit Sir Mike Jackson.

    Ambasada Britanike po ashtu ka publikuar biografinë e gjeneralit Jackson.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark